Prindër, a jeni të sigurtë çfarë bëjnë fëmijët tuaj? Të ftuara detektivja Shkënda Lili dhe pedagogia Arjana Muçaj

20 Shkurt, 15:11

Të dish se çfarë bëjnë fëmijët është një prej problemeve më shqetësuese për prindërit, por shpeshherë duket se vetë ata luajnë një rol të rëndësishëm në rastet kur fëmijët, e sidomos adoleshentët braktisin orët e mësimit për të qëndruar me orë të tëra në kafe me shoqërinë apo të dashurën/in. këtë e ka pohuar edhe psiokologia Arjana Muçaj në studion e emisionit “Rreze Dielli” ku u diskutua pikërisht për këtë temë. E ftuara tjetër, Shkënda Lili pohoi se janë të shumta rastet kur prindërit kërkojnë ndihmën e saj për të ditur se çfarë bëjnë fëmijët  e tyre, e kjo sipas psikologes tregon se prindi nuk ka arritur të bëjë detyrën e tij.

Të arrish deri tek detektivi do të thotë që ti nuk ke arritur të bësh detyrën tënde si prind. Pa shkuar tek detektivi, prindi është i pari që duhet të kuptojë se çfarë po ndodh me fëmijën e tij, të ulet të komunikojë. Por komunikimi nuk vjen kur fëmija bëhet adoleshent, sepse shumica e prindërve mendojnë se kanë kohë për të folur me fëmijën kur ai të rritet. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Me fëmijën mësohesh të flasësh qëkur fëmija është i vogël. Qoftë edhe kur dalim shëtitje, bisedat duhet të fokusohen tek ajo që fëmija ka si shqetësim apo si dëshirë. Gjithë këto tregojnë se fëmija kënaqet. Aty kupton se fëmija ka një vend ku mund të tregojë, mund të dëgjohet, por mbi të gjitha fëmija krijon besim.

Programe të tjera