Prindër kujdes! Fëmijët po marrin mesazhe të gabuara, përrallat nuk duhet të përmbajnë këto elemente

20 Nëntor 2020, 12:26

Ndërsa studiuesja Alma Dema Tërshalla u shpreh se nuk kemi një ndarje të përrallës sipas moshave të caktuara, ndërsa shprehet se redaktorët e shtëpive botuese duhet të kenë kujdes me gjuhën e përdorur në tekstet e shkruara sot:

Së pari unë i qëndroj hipotezës që secila moshë duhet të ketë sasinë e informacionit që i takon dhe që mund të kapërdijë dhe duhet të jenë të ndara përrallat apo librat për fëmijë të moshës parashkollore nga përrallat apo librat për fëmijë të moshës shkollore, pra fillore dhe më tej. Së dyti do të doja t’i jepja një këshillë redaktorëve të shtëpive botuese që të kenë kujdes me gjuhën, në konceptin që të jetë gjuhë letrat e pastër, shqip, të jetë me termat e kuptueshme dhe të kapërdishme nga mosha që po flasim dhe pastaj të ketë shumë kujdes në përdorimin e elementëve  që përmendet. Ne nuk mund ta përjashtojmë dot shtrigën, kuçedrën nga përralla sepse janë pjesë e magjisë së përrallës megjithatë duhet të kemi parasysh mënyrën dhe vendin ku e vendosim’’ tha ajo.