Prindër kujdes! Shmangni qëndrimin e fëmijeve para ekranit, ja zgjidhja që jep logopedia

23 Shtator 2020, 11:00

Zhvillimet teknologjike dhe përdorimi në masë i ekraneve  vendos shpesh herë në pikëpyetje nëse duhet lejuar të përdoret nga fëmijët dhe sidomos ata të moshave shumë të vogla. Për prindërit duket se është kthyer në një problematikë përdorimi I tyre nga fëmijët dhe ndërkohë nuk kanë informacionin e duhur për të kuptuar se kur kalon limiti I fëmijve për të qëndruar përball ekranit të televizorit, tabletit apo telefonit. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar logopedja Auroa Lushej, e cila foli mbi ndikimin e tyre ne zhvillimin gjuhësor tek fëmijët e vegjël.

A është i rrezikshëm ky proçes për pjesën e të folurit tek fëmijët e vegjël?

Ekspozimi ndaj ekraneve, që mund të jetë televizori, mund të jetë telefoni, ipad apo të gjitha mjetet elektronike që fëmijët tani përdorin mund të rris shansin e vonesave në të folur, sepse mungon ndërveprimi, në momentin që fëmija kalon një kohë të konsiderueshme duke shikuar televizor ose duke përdorur telefonin.

Sipas logopedes Aurora Lushej deri 18 muajsh fëmija nuk duhet kategorikisht të ekspozohet ndaj ekranit të telefonit, tabletit apo kompjuterit. Ndërsa nga mosha 18 muajsh deri në 2 vjeç mund të qëndrojë deri në 1 orë, por sipas saj duhet të jetë gjithmonë kohë e kontrolluar nga prindërit. Mosha kur fëmijët mund të lejohen të qëndrojnë para ekranit është nga 2 deri në 5 vjeç maksimumi një orë.

Por a ka mënyra për të shamgur qëndrimin e fëmijve pranë ekranit, përpos ruajtjes së kohës që fëmijët kalojnë para ekranit? 

‘’ Për pjesën e rritjes së komunikimit verbal tek fëmijët, leximi është shumë i rëndësishëm. Së pari rrit vëmendjen jashtëzakonisht shumë. Së dyti fëmija dëgjon informacione të ndryshme, fjalë të ndryshme, pra është gjatë gjithë kohës i ekspozuar ndaj fjalëve të reja ndaj informacioneve të reja. Kjo bën që të përthith informacion, sepse duhet ta theksojmë këtë gjë, në vitet e para të jetës së fëmijës janë më të rëndësishme, pra truri I fëmijës përthith cdo gjë që ti I jep, prandaj duhet të përzgjedhësh se cfarë I jep fëmijës tënd. Nëse I jep shumë kohë që nuk ka një benefit të madh, ai atë kohë do përthith, por nëse I jep shumë stimuj edukativ. leximi është shumë I mirë, si dhe aktivitet ndërvepruese’’ tha logopedia Aurora Lushej.