Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish opozitën dhe Chris LaCivitan, të cilit iu referua si latifi.
“Tani këneta thotë se anëtarësim ynë në BE nuk është prioritet dhe se sidoqoftë do ndodhë, por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi dhe rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë. Me këtë prioritet ka sjellë kushedi me sa para, kushedi ku i ka gjetur, edhe një latif nga Amerika, i cili për të gjithë ne në që jemi rritur në lagjet e Tiranës, të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret hajde latif se do më rrahin. Kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe ngrinte pyetjen se kush është miu. Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj dhe të paguash gjithë ato para për të duatrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje, vërtetë të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi kjo nuk ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë që nga Luli që harroi se ishte mi dhe u soll si ari deri te ai i shkreti nga Kavaja...”, u shpreh Rama.