Prizren/ Sapo ishin kthyer nga diaspora, ekzekutohen për vdekje në shtëpi çifti i bashkëshortëve

22 Janar 2020, 16:16

KOSOVË- Një çift bashkëshortësh me mbiemrin Hadri janë vrarë ditën e sotme me armë zjarri në banesën e tyre në Prizren.

Referuar burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta në rrugën “ Avni Kabashi” në lagjen “ Ortakoll” të Prizrenit, teksa mësohet se çifti sapo kishte ardhur nga diaspora në vendlindje. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, por nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë grabitje.