Pr/ligji për ish të dënuarit/ Roshi: Detyrim moral! Tre janë arsyet pse mora këtë nismë

2 Nëntor 2019, 15:32

TIRANË“Unë kam marrë shkas nga gjërat emocionale, por duke bërë një autokontroll të fortë të logjikës”. Kështu e nis kryetari i Ballit Kombëtar Artur Roshi argumentimin e nismës ligjore që ka ndërmarrë, duke depozituar në Kuvend një projektligj për ish të dënuarit politik. Në thelb, Roshi kërkon që dëmshpërblimi për ish të përndjekurit të nis që nga viti 1941 dhe jo nga viti 1944.

“Së pari unë kam dashur të përputh statusin e ish të përndjekurve politik i cili fillon nga 8 nëntor i vitit 1941 deri në 1990. Statusi duhet të përputhet me dëmshpërblimin. Dëmshpërblimi në ligj është nga viti 1944 deri në 1990. Së dyti unë me këtë nismë nuk kam dashur që të preken dëmshpërblimet që u janë dhënë në forma të ndryshme , ndër vite deri më sot këtyre ish të përndjekurve. Pra që kanë përfituar nga ligjet e tjera. Pra kanë marrë ndoshta banesa, kanë qenë si karabina i kanë adoptuar përsëri me paratë e tyre. Ndërsa sot iu zbritet atyre sikur është një ndërtesë luksi në mes të Tiranës. Së treti të përfitojnë edhe familjarët e viktimave të pushkatuar pa gjyq”, u shpreh Roshi. 

    No videos found.