Profesoresha japoneze për 'Pa Protokoll': Bashkëpunim mes Universiteti të Tokios e qeverisë shqiptare

6 Dhjetor 2019, 22:37

Profesoresha Aya Kubota, nga Departamenti i Zhvillimit Urban në Universitetin e Tokyos, në një intervistë për emisionin 'Pa Protokoll' ka thënë se në zonat e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit në Shqipëri duhet të skanohen dhe më pas të gjendet një zgjidhe për të ardhmen që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

Profesoresha japoneze, ndër të tjera thekson se ajo që duhet të themi në këto kushte edhe nga përvoja e japonezve me tërmetin është:  Të kujdesemi për të prekurit jo vetëm, menjëherë pas tërmetit por për një periudhë afatgjatë.

Kubota më pas ka shtuar se po përpiqet të krijoj një urë bashkëpunimi mes Universiteti të Tokios dhe qeverisë shqiptare.

Pyetja 1: Si e shihni situatën dhe si e kanë menaxhuar këtu?

Profesoresha Aya Kubota- Mendoj se fatkeqësia që preku Shqipërinë me tërmetin është e ndryshme për zona të ndryshme. Duhet të bëhet një skanim i plotë i zonave të prekura dhe pastaj duhet të gjejmë një lloj zgjidhje për të ardhmen.

Pyetja 2: Cila është kjo zgjidhje?

Profesoresha Aya Kubota- Nuk mund ta them ende. Ajo që është e rëndësishme është që autoritetet  vendore, duhet të kenë një rol kyç në gjetjen e  asaj zgjidhje.

Pyetja 3: Ekperienca japoneze tregon se edhe pse ne Japoni ka tërmete edhe më të forta por nuk ka viktima, çfarë sugjeroni për Shqipërinë?

Profesoresha Aya Kubota- Edhe në Japoni  ka shumë fatkeqësi të ngjashme të shoqëruara edhe me viktima. Ajo që duhet të themi në këto kushte edhe nga përvoja jonë është:  Të kujdesemi për të prekurit jo vetëm, menjëherë pas tërmetit por për një periudhë afatgjatë.