Projektligji për sigurimin e mjeteve! Kush ka historik aksidentesh, do të paguajë më shumë siguracion

26 Janar 2021, 17:13

Drejtuesit e mjeteve që kanë një historik dëmesh të shkaktuara nga aksidentet do të paguajnë më shumë sigurim për makinën. Sipas projektligjit të qeverisë ku futet për herë të parë sistemi bonus-malus thuhet se primi i sigurimit për automjetet do të përcaktohet me bazë risku.