Prokuroria riinspekton 244 godina në Durrës, vendimi pas konsutave me hetuesit italianë

24 Janar, 15:02

DURRËS - Pas takimeve këshilluese me prokurorë dhe inxhinierë italianë, ekspertë në analizimin e cilësisë së godinave pas tërmeteve, Prokuroria e Durrësit do të riinspektojë 244 objekte të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto godina e kanë kaluar kontrollin e parë nga ekspertët, por organi i akuzës së qytetit bregdetar, ka ngritur dyshime për pasaktësi në konstatimet e grupeve të ekspertëve. 

Vendimi është marrë pas konsultimeve me prokurorët italianë të cilët ndodhen në vendin tonë për të këshilluar hetuesit, ndërsa kanë hetuar një situatë të ngjashme në Aqulia të Italisë.urime nga prokuroria e Durrësit thanë për Report Tv, se inspektimet kanë nisur në terren pasi në shumicën e përgjigjeve të ardhura, rezulton se cilësia e materialeve të ndërtimit, hekur, beton, çimentor, është jashtë standardit., kryesisht pallate, banesa private apo biznese.

Kategori të tjera