Propozimi i PD në Këshill pas konsensusit në Kuvend për listat mes PS e opozitës parlamentare!

28 Shtator 2020, 17:44

Dita e martë do të nxjerrë në Komisionin e Ligjeve një draft të vetëm për listat e hapura, dalë nga propozimet e PS-së dhe opozitës parlamentare. E mërkura pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, në pritje që në Këshillin Politik të diskutohet edhe drafti i momentit të fundit të opozitës së bashkuar. A do të ketë kohë që deri me 1 tetor, edhe propozimet e PD-LSI të përfshihen në draftin final të Kodit të Ri zgjedhor, kjo i mbetet surprizave politike. Megjithatë, ambasadorja Kim e tha se do të mbështesë çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5 qershorit, nëse bëhet me konsensus.