Protesta e Berishës, Zhupa për Report Tv: Çelësi i suksesit! Kemi shumicën, deputetët e tjerë do të na bashkohen

7 Korrik 2022, 22:27

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka komentuar për Report Tv protestën e organizuar nga Sali Berisha. Në një prononcim për gazetarin Arbi Fortuzi, Zhupa e ka konsideruar protestën si çelësin e suksesit, duke thënë se ky është vetëm fillimi, pasi do të pasohet me një sërë protestash të tjera që kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë.