Protesta e dhunshme në selinë blu, PD publikon videon: Ja njeriu i Berishës kur ngjitet me thikë te zyra e Bashës

10 Janar 2022, 19:04

Partia Demokratike ka shpërndarë një video nga protesta, ku dallohet një nga militantët e Berishës me thikë në dorë ngjitet te zyra e Lulzim Bashës. PD akuzon se dhuna që përdori Berisha tregoi se ai kishte angazhuar një bandë kriminelësh për të shkaktuar këto trazira.