Protesta e nesërme/ Paskal Milo: Opozitës i duhet të dëshmojë një profil qytetar

24 Maj 2019, 21:42

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaron se opozita nesër nuk duhet të zhvillojë një protestë të dhunshme pasi kjo do ndikojë negativisht në imazhin e saj në sy të ndërkombëtarëve.

"Amerikanët do reflektojnë para se të rishprehen. Ose do ketë një deklaratë të Palmer që mbulon rajonin për të na dhënë një deklaratë që pritet në ditët e ardhshme. Uroj dhe shpresoj që nesër protesta të jetë paqësore. Opozitës i duhet të dëshmojë një profil qytetar pasi dhuna do dëmtojë në radhë të parë atë. Opozita e ka kujdesin se një akt i dhunshëm nesër do shkonte në tryezat perëndimore të cilat do reagonin keq ndaj saj. Opozita nesër duhet të jetë e vëmendshme", u shpreh Milo.