Protesta e opozitës, forca të shumta policie rrethojnë parlamentin, pamjet

21 Shkurt 2019, 10:14

Pak para nisjes së protestës së opozitës në orën 10:00, policia e Shtetit ka vendosur nën kontroll godinën e Parlamentit të Shqipërisë. Forca të shumta efektivesh kanë rrethuar Parlamentin.

Rrethimi i Parlametit me tela me gjëmba, mbrëmë, ishte kundërpërgjigja ndaj informacioneve të policisë se "protestuesit synojnë të hynë brenda godinës së Parlamentit dhe ta djegin parlamentin”. Në një deklaratë të Policisë së Shtetit, një ditë para protestës theksohet se "ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”.