Protesta e opozitës, Spiropali: Kush tenton t'i vërë flakën këtij vendi do digjet vetë

14 Prill 2019, 17:14

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme që opozita mbajti ditën e djeshme, e cila zgjati për rreth katër orë. Ajo tha se kush tenton t'i vërë flakën këtij vendi do digjet edhe vetë.

"Protesta nuk në mësoi asgjë përveç se na mësoi atë që dinim. Kush tenton t'i vërë zjarrit këtij vendi do digjet vetë. Dje u dogj edhe shpresa e këtyre të paktëve që Berisha Basha e Kryemadhi luftojnë për intersat e këtij populli. Këta udhëheqës me një ccetë punonjësish nga bashkitë e djatha lanë kokrrën e namit në atë që trumebetua  si dita e ikjes së Edi Ramës", tha Spiropali.