Protesta e PDIU zhvendoset në Kryeministri/ Idrizi: Rama nuk ka këllqe t'i thotë ministrit grek të heq ligjin e luftës

20 Tetor 2020, 12:37

"Rama nuk ka këllqe që t'ia tregojë, që të heq ligjin e luftës, se se në shqiptarëve të Çamërisë nuk mund të na mohojnë. Tragjedia e Camërisë është ndër më të egrat.  Nuk e harrojmë amanetin e as të vrarët e trojet tona, ta harrojnë të gjithë ndac i gjatë e ndac i shkurtër, se vetëm këtu hajdutët matet me metra. Po bëhet axhenda e Greqisë. E nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, e kanë bërë cencusin me deklarim. Edhe vendimi i qeverisë se me 1% të popullsisë mund të kërkojnë tabela dy gjuhëshe. Zonat minoritare vendi i ka njohur që në kohën e e Zogut.  Shqipëria ka marrë vetëm një gjë nga Greqia, vetëm vulën apostile. Për shqiptarët që janë atje, s'u kujtua njeri. Prandaj ne për këto donim të protestonin, kjo revoltë u shtua nga përdorimi politik i policisë, i kërkoj ndjesë që kam, e mbrojtën nga ne dhe nga fjalët tona ministrin e jashtëm të Greqisë. Ky është turpi i radhës. Do zhvendosemi kudo që do kemi mundësi.  E turpshme ndalimi i anëtarëve të shoqatës Çamëria. Do shkojmë në komisariat për të kërkuar lirimin e të shoqëruave. Nëse ka ndonjë për t'u kap duhet të isha unë se unë po shtyja içik", tha Idrizi.

  •