Protesta para Kryeministrisë/ Basha nga Burreli: Pas gardhit të policëve është hajduti, ta hapim atë derë

13 Shkurt 2019, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2019-02-13 16:18:00

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot ishte në Burrel në takim me simpatizantët demokratë dhe qytetarët, të cilët i ftoi që të merrnin pjesë në protestën e 16 shkurtit para Kryeministrisë. Referuar kordonit të policisë që do të jetë para Kryeministrisë në protestën e së shtunës, lideri demokrat tha se matanë tij janë hajdutët, ndërsa përballë kanë popullin.

"Matanë gardhit të policëve është hajduti, këtej populli. Tani është në dorën tuaj. Ne do ta hapim atë derë, se kur ta hapim do të kemi më shumë mundësi t'iu ndihmojmë. Na duhet të hapim atë derë. Të Bashkohemi të gjithë për Shqipërinë si gjithë Europa. Kjo është domethënia e ditës së shtunë, prandaj iu ftoj të gjithëve bashkë" tha Basha.

Policia e Shtetit dje i bëri apel opozitës që në protestën e së shtunës të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike. Policia e Shtetit shprehu shqetësimin për përfshirjen në tubimin e organizuar nga PD dhe LSI-ja të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.