Protesta te 'Shkencat', pedagogu Susaj: Studenti më sjell çdo javë 10 litra naftë nga Mali i Zi!

15 Shtator 2022, 12:20

Në protestën e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, foli pedagogu Lush Susaj duke thënë se studentët e tij në Kosovë apo Mal të Zi paguhen më shumë. Teksa tregonte rastin e një studenti nga Tuzi që i sillte cdo javë 10 litra naftë, pedagogu i bëri thirrje kryeministrit që të bëjnë rritje pagash.