Protestat e maturantëve për testin e Matematikës, Ministrja Kushi: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë

14 Qershor 2021, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2021-06-14 19:48:21

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se është rënë dakort që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë. MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.