Protestat në dhjetor/Muzeu Historik pas dëmtimeve ende me kompensata, KKTKM miraton projektin

24 Shkurt 2021, 18:23

Ministria e Kulturës në 11 dhjetor të vitit që lamë pas, firmosi Urdhërin për mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar. Përpos pandemisë Covid 19, shkak ishin dhe dëmtimet që iu bën këtij institucioni gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërsa, vetëm pas dy muajsh, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka firmosur në datë 12 shkurt lejen për zëvendësimin e kompensatave me xhama.

“Që nga momenti që janë thyer xhamat, si pasojë e protestave, edhe ne ende se dimë se kush ishin autorët, për shkak tyë rrezikshmërisë janë vendos kompesatat që janë edhe sot”, thotë Koçi