PS cakton delegatët në kryeqytet, Veliaj do të drejtojë përkohësisht socialistët e qarkut të Tiranës

15 Tetor, 11:55

Partia Socialiste ka caktuar delegatët në qarkun e Tiranës.

Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj do drejtojë përkohësisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, ku ka zëvendësuar Elisa Spiropalin. Ndërkohë Mimi Kodheli është deleguar në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe ka zëvendësuar Ervin Bushatin, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, në Tiranë, Paulin Stërkaj, është caktuar në Njësinë Nr. 11, dhe vjen nga qarku i Shkodrës. Ndërkohë është rikthyer sërish në Tiranë Blerina Gjylameti, e cila në zgjedhjet e 25 prillit u delegua në Pogradec.

E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, e cila ka zëvendësuar deputetin Xhemal Qefalia, për këto zon. Ndërsa deputeti më i ri i zgjedhur në PS, Orlando Rakipi, është caktuar delegat në bashkinë e Vorës.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha