PS fiton Kavajën, Veliaj i 'vjedh' Bashës kolonën zanore të fushatës: Jemi të pandalshëm!

27 Prill 2021, 15:08

Partia Socialiste ka korrur fitore edhe në Kavajë, ku marrë edhe më shumë vota se në vitin 2017. Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj, nuk e fshehu entuziazmin për këtë fitore, ndërsa i "vodhi" PD-së kolonën zanore të fushatës teksa tha "jemi të pandalshëm". Sipas Veliaj, fitorja e PS është përgjigjja e tij për të gjitha akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për të gjithë ata që mundohen t'i përçajnë.