PS mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar, porosia: Diskutime me tone të qeta me opozitën në komisione! Nesër në Konferencën e Kryetarëve paraqesim projekt-buxhetin

25 Tetor 2021, 12:01

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me Kryesinë e Grupit Parlamentar. Mësohet se një ndër porositë e dhëna në mbledhje ka qenë që të diskutimet me opozitën në komisionet parlamentare të zhvillohen me tone të qeta. Po ashtu në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u bë me dije se ditën e nesërme, në Konferencën e Kryetarëve, do të paraqitet projekt-buxheti.