PS mbledh nesër Kongresin, Report Tv zbulon detaje nga punimet! Deputetë e ministra me tryeza në shesh! Mandati i 3, hapja e partisë, por edhe ‘prerje’ kokash

8 Prill 2022, 15:34 | Përditesimi i fundit: 2022-04-08 16:17:04

Si asnjëherë më parë Kongresi i socialistëve nis nesër me deputetët e ministrat të cilët do të dalin me tryeza në disa sheshe kryesore të Tiranës ku do të  dëgjojnë problemet e qytetarëve. Më pas do të mblidhen në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku do të diskutojnë për një riorganizim të partisë, por pritet të mos mungojnë kritikat e kryesocialistit Rama.