PS-PD ‘përplasje’ për afatet, Felaj: Opozita varrosi Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, e përdorën politikisht! Shmangu ballafaqimin me dëshmitarët

20 Janar 2022, 21:24

Opozita dhe maxhoranca nuk kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të punimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj thotë për Report Tv se opozita me qëndrimet e saj varrosi Komisionin Hetimor, për shkak se nuk u tregua e gatshme që brenda afatit kohor të punimeve të zbriste në terren për të hetuar inceneratorët, por edhe për të thirrur dëshmitarët.