Puna e papaguar e grave, njihuni me Vera Mullahun, fermeren e palodhur në Petresh të Elbasanit: S’kam përfituar asgjë përveç lodhjes

7 Maj 2023, 17:53

“T’u bëja doktoreshë e kisha ëndërr kur isha fëmijë, por ishte e pamundur se gjendja ekonomike ishte shumë e dobët.”- tha Vera Mullahu, fermere.

Kjo ishte dëshira më e madhe e Vera Mullahut që në vegjëli. Jeta në fshat dhe mundësitë ekonomike e ngarkuan me të tjera përgjegjësi. Ashtu siç shumë gra krahas përkujdesjes ndaj familjes, Vera merret me bujqësi e blegtori dhe këtë e  bën pa kufizime në orar. Rutina e fshatit është çdo ditë po e njëjta.