Punimet në aeroportin e Rinasit, ministrja: Çdo pasagjer të mos presë më shumë se 10 minuta! Terminali i ri mund të përfundojë brenda korrikut

26 Qershor 2022, 16:02 | Përditesimi i fundit: 2022-06-26 16:56:40

“Pritje jo më shumë se 10 minuta”. Ky është kriteri që është vendosur në aeroportin e Rinasit ku ka fluks pasagjerësh për shkak të sezonit veror, por edhe prej heqjes së kufizimeve prej pandemisë së Covid-19.