Punonte në 'Bypassin' e Fierit, 18-vjeçari shtypet për vdekje nga ruli që ngjeshte asfaltin

16 Tetor 2019, 17:45 | Përditesimi i fundit: 2019-10-16 21:53:55

Një aksident tragjik gjatë punës i ka kushtuar jetën një 18-vjeçari  në Fieri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15 në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan.

Ka qenë punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, i cili duke duke drejtuar mjetin tip "Rrul" që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kan ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti tragjik.