Pure me patate
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 150 ml qumësht i ngrohtë
- 100 ml lëng mishi i ngrohtë
- 50 gr gjalpë
- 50 gr djath parmixhano i grirë
- Kripë, piper i zi
- Pak arrëmoskat
Përgatitja:
Ziejini patatet për 30–40 minuta derisa të zbuten. Qërojini sa janë ende të ngrohta dhe shtypini mirë. Vendosini në tenxhere në zjarr të ulët. Shtoni gjalpin dhe përziejeni derisa të shkrijë. Hidhni gradualisht qumështin dhe lëngun e mishit të ngrohtë, duke i përzier vazhdimisht. Shtoni arrën moskat, piperin dhe kripën. Në fund shtoni djathin e grirë duke e përzier derisa të shkrihet plotësisht dhe pureja të bëhet e butë, kremoze dhe me shije të pasur.




















