Pure patate nga zonja Vjollca

11 Maj 2021, 10:16 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 10:21:50

Pure patate

Përbërësit:

1 kg patate

50 gr gjalp ambienti

150-200 ml qumësht

kripë

arrëmoskat

Përgatitja:

Qërojmë patate I presim ato në ¼ dhe pasi të shpëlajmë I vendosim në një tenxhere I mbulojmë me ujë shtojmë pak kripë dhe I lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 25-30 minuta. I kullojmë, I vendosim patatet në tenxhere ose në një tas I shtypim ato shtojmë gjalpin në temperaturë ambienti, 1.2 qumësht dhe I rrahim me rrahsen e vezëve elektrik nëse konsistena është e trashë shtojmë dhe qumështin tjetër, kontrollojmë shijen për kripë, arrëmoskat dhe e shërbejmë sëbashku me qebapët me patëllxhanë.