Pushimet para viteve '90 dhe sot / Nostalgjia që ndan dy kohët dhe i bën kaq të ndryshme

2 Korrik, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2019-07-03 06:42:34

Është kohë pushimesh dhe të gjithëve na shkon mendja tek deti dhe freskia, të cilat nuk mund të konceptohen nga të rinjtë e sotëm pa shkuma party, koktejle, dreka nëpër restorante dhe sigurisht shumë fotografi të shkrepura. Por kjo panoramë e viteve të fundit nuk ka qenë e njëjtë. Po të kthehemi para viteve 90 do të vërejmë disa ndryshime shumë të mëdha në lidhje me të bërit të pushimeve në vend. Atëherë nuk ekzistonin paketat turistike ku ti mund të dilje edhe jashtë vendit. Situata nuk ishtë edhe aq bardhë e zi saç mund të duket çdo gjë në kohën e komunizmit, edhe ajo kohë ka patur ngjyra, e madje me shumicë. E pikërisht për këtë folëm mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me Flora Xhamani Babën e cila e ka kaluar fëmijërinë e saj në plazhin e Golemit, ndërsa sot është eksperte e turizmit. Ajo ka ndarë gjatë bisedës kujtimet e saj të fëmijërisë duke nxjerrë në pah se çfarë ka ndryshuar sot.

"Ajo që nuk do të harroj kurrë dhe që e kujtoj edhe sot me shumë intensitet është aroma e fortë e pishave në plazhin e Golemit sa zbrisje nga autobusi dhe shija e mrekullueshme, e pakrahasueshme  e tavës me turli që na gatuanin mamat, dhe që ne fëmijëve që na kishte gërryer deti dhe na shpohej hunda tek furra e Golemit, sepse Golemi kishte një furrë pjekjeje, një furrë buke, dyqan me fruta perime, kishte një klub shumë të bukur me dy kate, në tarracën e të cilit mund të haje akullore, kishte kabinat e drurit, kishte çezma në formë burimesh në qendër të plazhit, jo gjithkush kishte privilegjin të kishte çadër dhe sidomos të bënte pushime në kabinat e drurit, ne shkonim çdo ditë sepse e kishim fatin të ishim afër. Sajoheshin ato tendat me çarçafë me katër kallama, por në përgjithësi fëmijët nuk rrinin fare aty, rrinin në diell, kurse gratë dhe burrat rrinin në hijen e pishave, që ishte një temperaturë rreth 20 Gradë, pra brenda pishave ishte jo më shumë se 20-22 Gradë, ndërkohë që nëse shkoje jashtë në diell shkonte temperatura tek 40 Gradë, pra nuk kishe nevojë fare për kondicioner asgjëkundi,- tha Flora Xhemani Baba në studio

Programe të tjera

Shiko të gjitha