Putin zgjat embargon ndaj vendeve perëndimore për importet në Rusi, përfshihet edhe Shqipëria

25 Qershor 2019, 17:16

Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që shtrin embargon kundër vendeve perëndimore që kanë vendosur masa ndaj importeve në Rusi.

Agjensia e lajmeveTASS, kufizimet do të jenë në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm

Veprimi rus vjen pasi Bashkimi Evropian shtyu sanksionet e tij kundër Rusisë javën e shkuar, të imponuara që prej vitit 2014, për shkak të konfliktit të Moskës me Ukrainën dhe aneksimin e Krimesë. Kufizimet kanë të bëjnë me sektorët e financave, energjisë dhe mbrojtjes së ekonomisë ruse.

Në përgjigje të sanksioneve të BE pesë vjet më parë, Kremlini ka ndaluar importin e disa produkteve bujqësore, lëndëve të para dhe produkteve ushqimore nga vendet perëndimore që kanë goditur Rusinë me sanksione. Ato përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Kanada, Australi, Norvegjinë, Islandën, Shqipërinë, Malin e Zi,  Lihtenshtajnin dhe Ukrainën.