Qebap me mish, perime dhe erëza
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 8-10 qepujka
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë çaji gjalpë
- 1 kg mish qengji, pule ose viçi
- 4 patate mesatare
- 2 kunguj
- 2 speca
- 4 thelpinj hudhër
- 2 degëza kopër, rigon dhe rozmarinë
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji kripë
Përgatitja:
Kaurdisni qepët e prera në katërsh dhe qepëzat e vogla me vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtoni mishin të prerë në copa dhe vazhdoni skuqjen. Shtoni patatet në feta, kungujt, specat dhe hudhrat dhe lërini të zbuten pak. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Hiqeni nga zjarri. Shtroni dy fletë letre pjekjeje në një tavë dhe vendosni brenda gatimin bashkë me lëngun e tij. Mbylleni mirë paketën pa lënë ajër dhe piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 40 minuta.




















