Qefalia-Murrizit: PS s'ka synim përjashtimin e opozitës së re nga 'Zgjedhorja', duam- s'duam jeni pjesë e tryezës

9 Tetor 2019, 22:33

Në studion e Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka hedhur poshtë çdo dyshim se mazhoranca po synon që të përjashtojë nga Reforma Zgjedhore opozitën e e re parlamentare. Qefalia tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

" Nuk është në objeksionet tona që të anashkalohet opozita e re. Kanë të drejtë të votojnë. Duam s'duam është pjesë reale dhe duhet të jetë pjesë e tavolinës", tha Qefalia.