Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë, dy autorët largohen me taksi, harrojnë armën brenda mjetit

26 Shkurt 2021, 22:51

Një shqiptar është qëlluar nga dy persona të tjerë gjatë mbrëmjes së sotme në Athinë në sheshin Attika, i cili ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë që dy atentatorët nën kërcënimin e  armës kanë hipur në një taksi duke e detyruar shoferin t'i largonte nga vendi i ngjarjes dhe t’i çonte në stacionin e Larissas. Autorët, që dyshohet se janë emigrantë, pasi kanë dalë nga taksia kanë harrura armën në makinë, që do i shërbejë policisë për identifikimin e tyre.