Qëllohet me thikë një person në Shkodër, i plagosuri në gjendje të rëndë

19 Shtator 2019, 21:39

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Burime për Report TV bëjnë me dije se i plagosuri është Kledis Smajli. Po të njëjtat burime pohojnë se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra nga mjeti prerës.

Plagosja ka ndodhur në zonën e quajtur 'Dollari', ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.