Qëlluan me armë dhe tentuan të largohen, arrestohen dy durrsakët problematikë

4 Tetor 2019, 17:09

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi kanë qëlluar më armë.

Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë, se disa persona po konfliktoheshin me njëri tjetrin, çka ka bërë që blutë e Durrësit të vihen në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 18, ku pas një konflikti mes disa personave, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

26-vjeçari me iniciale A. B., dhe 30-vjeçari me iniciale E. K., kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet nga vendi i ngjarjes, por janë arrestuar nga policia.

Pas arrestimit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën tip pistoletë me të cilën është qëlluar dhe disa fishekë.  

Të arrestuarit njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

    No videos found.