Qeni bie në greminë, vajza nga Gramshi me aftësi ndryshe bëhet shkak për shpëtimin e tij! Zjarrfikësit: Surprizë e madhe

25 Janar 2020, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2020-01-26 19:16:20

Zjarrfikësit gjithmonë janë quajtur si njerëzit e palodhur që punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish. Por ata fare mirë mund të quhen si heronjtë e realitetit, kjo falë gjesteve që bëjnë për t;u ardhur në ndihmë çdo gjallese. Pikërisht kështu ka ndodhur në qytetin e Gramshit pak ditë më parë, ku djemtë e zjarrfikëses shpëtuan një qen i cili kishte rënë në një greminë dhe nuk dilte dot nga aty.

Ajo që është edhe më e mrekullueshme është se zjarrfikësit janë njoftuar nga një vajzë me aftësi ndryshe e cila kishte banesën pranë greminës ku kishte rënë qeni. Vajza, Fjona Baçi dhe banon në periferi të qytetit në lagjen Koça, ajo është  mjaft e lidhur më familjen, dhe familja bën gjithçka për të. Fjona e kishte pikasur prej ditësh qenin dhe sa herë që ai lehte pasi nuk mund të lëvizte, Fjona qante. Fjona bëhej ke e më keq dhe në këtë situatë familjarët ngaqë nuk kishin mundësi që të nxirrnin vetë qenin nga aty ku kishte rënë njoftuan zjarrfikësit e Gramshit.