Qeni futet në fushë dhe ndalon ndeshjen e futbollit! I merr atleten një lojtari

27 Dhjetor 2020, 14:54

Një ndeshje futbolli në Bolivi u ndërpre ditën e enjte pasi një qen u fut brenda në fushë. Ai mori atleten e një prej lojtarëve dhe filloi të vraponte rreth fushës për 3 minuta derisa të shoqërohej jashtë nga një prej futbollistëve të ekipit vendas, The Strongest.