Qentë e rrugës mbushin qytetin, banorët e Laçit: Ndihemi të rrezikuar, do na kafshojnë

30 Tetor 2020, 20:48 | Përditesimi i fundit: 2020-10-30 21:18:37

Banorët e qyteti të Laçit janë të shqetësuar nga qentë endacakë që lëvizin në grupe në këtë qytete.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve vendore që të marrin masa pasi janë të shqetësuar se në rast kafshimi mund të infektohen nga ndonjë sëmundje duke qenë se qentë nuk janë të kontrolluar

“Duhen larguar këto sepse kanë dhe sëmundje dhe tërë ditën rrinë me ne këtu. Pleqtë dhe pensionistët, ja ku i ke të gjithë. Dhe të gjithë me neve rrinë. Nga të shkosh vetëm qen shikon. Problemi mendoj që është akoma më serioz sesa qenia e qenve. Problemi serioz është këtu se mbi 50% e të gjithë qenve po t'i shikosh me imtësi ato të gjithë secili kanë nga një sëmundje. Dhe ato ngordhin qoshe më qoshe dhe infektojnë mjedisin, infektojnë njerëzit. Mirë se ka një ligj për mbrojtjen e qenieve të gjalla, por ato janë qenie të ngordhura. Ato ngordhin në qytet. Këtu po të vish çdo ditë gjen nga 1 nga 2 të ngordhur në mes të pazarit”, shprehen qytetarët.

Këto kafshë endacake janë shtuar nga viti në vit, dhe pushteti vendor nuk ka marrë masa për tu gjetur një sistemim por dhe për të frenuar shtimin e tyre. Ndërkohë që një grup me qen qëndrojnë pikërisht para bashkisë së Laçit.