Qetëson trupin dhe ndikon në rrugët e frymëmarrjes, ja vetitë e gjethes së eukaliptit

16 Dhjetor 2019, 13:24

Në fokus të bisedës sot në emisionin “Rreze Dielli” ka qenë bima e eukaliptit, një pemë e cila ka ardhur nga Australia, dhe fillimisht u kultivua për bukurinë e saj, pasi çel lule shumë të bukura të ndezura dhe të bardha.

Më vonë, filluan të njiheshin edhe vlerat e bimës dhe sot njeh një përdorim të gjerë edhe në industrinë mjekësore.

Agronomi Zef Gjeta thotë se kjo bimë përshtatet shumë mirë edhe në natyrën shqiptare. Ai tregon se cilat janë përfitimet që mund të kemi nga gjethja e kësaj bime.

Gjethja është një nga pjesët më të rëndësishme e kësaj bime, pasi ajo mbart veti shumë të larta antibakteriale, anti-inflamator, antivirale që lufton shumë sëmundje në trupin e njeriut. Janë dy forma që përdoret gjethja e kësaj bime: si çaj dhe si ekstrakt vaji. Natyrisht përdoret edhe një metodë shumë e thjeshtë: anës kokës së dushit lidhim një degëz të ekualiptit, e cila nga uji i ngohtë i dushit  çliron disa avuj, të cilat janë shumë të mira duke na lehtësuar frymëmarrjen dhe duke na shlodhur. Cajrat e tij janë shumë të mira, përdoret për infeksione, luftojnë bakteret, viruset, lufton majisjen. Është shumë i mirë për trupin tonë. I bashkuar me vajra të tjerë ndikon shumë pozitivisht në gjendjen e organizmit tonë, edhe në rastet e infeksioneve të brendshme.” shprehet në “Rreze Dielli” agronomi Gjeta.

Çaji i eukaliptit rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga azma, reumatizma dhe shtrëngimet muskulore, si dhe është një kurë shumë e mirë ndaj stresit.

Kjo bimë njeh përdorim të gjerë edhe në prodhimin e drurit e të letrës.

Programe të tjera

Shiko të gjitha