Qeveria do legalizojë kanabisin? Banorët e Lazaratit: Të amnistohen të gjithë banorët e burgosur

11 Maj 2020, 19:13

Propozimi i qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, sipas gazetarit Piro Nase, është pritur me indirefentizëm nga banorët e Lazaratit. Pavarsisht se ato nuk japin opinionin e tyre për asnjë television, jashtë kamerave ata shprehen se nëse ky propozim gjen zbatim, banorët e Lazaratit që janë dënuar për kultivim droge deri në vitin 2014 duhet të përfitojnë amnisti të plotë.