Qeveria ndryshon qasje për katër kërkesat, bojkoti i futbollit drejt fundit! Kampionati mund të nisë javën e ardhshme

16 Tetor 2020, 14:00

Bojkoti i kampionatit të futbollit është drejt fundit. Qeveria ka ndryshuar qasje ndaj katër kërkesave me karakter ekonomik të Ligës Profesioniste dhe palët janë shumë pranë zgjidhjes. Palët kanë dalë optimiste nga takimi i së enjtes dhe të martën do takohen sërish.Kampionati mund të fillojë që mesjavën e ardhshme ose maksimumi më 23 tetor.