Qofte shtëpie me mish nga zonja Albana

10 Korrik, 12:12 | Përditesimi: 10 Korrik, 12:12

Qofte me mish viçi

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë viçi
  • 2 feta bukë bajate (tuli)
  • 8 thelpinj hudhër të shtypur
  • 1 lugë gjelle kumin
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji piper djegës
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 filxhan kafeje miell
  • 1 gotë vaj ulliri

Përgatitja:

Përzieni mishin e grirë me tulin e bukës, hudhrën, kuminin, piperin e zi, piperin djegës dhe kripën. Lëreni masën në frigorifer për 1 orë. Formoni qofte të vogla, kalojini lehtë në miell që të mos ngjiten me njëri-tjetrin dhe skuqini në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe shërbejini të ngrohta me pak salcë domate të aromatizuar ose xaxiq.

MC/Shqiptarja.com