Qofte shtëpie nga zonja Mirela

2 Tetor, 12:05 | Përditesimi: 2 Tetor, 12:05

Qofte shtëpie

Përbërësit:

  • 500 g mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 1 tufë erëza të freskëta ( majdanoz dhe nenexhik)
  • 1 vezë
  • 100 g bukë
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në tas përziejmë mishin e grirë me vezën, si dhe erëzat, bukën, qepën, dhe pataten e grirë, shtojmë kripë dhe piper. E punojmë brumin sa të lidhet edhe i skuqim qoftet në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë nga të gjitha anët.

MC/Shqiptarja.com