Qumështi i gomaricave, ‘ilaçi i mrekullive’

10 Nëntor 2020, 12:35

Në një lidhje në skypë me mjekun alternativ Irfan Gjeci, folëm për benefitet e qumështit të gomaricës dhe arsyet përse duhet ta konsumojmë këtë qumësht.

‘’ Qumështi gomaricës ka vitaminë c në përbërjen e vet 60 herë më shumë sesa qumështi i lopës, është një qumësht që është kundra viruseve, baktereve dhe nuk ka asnjë llloj alergjie në trupin e njeriut, pra përafrohet me me një nga qumështet që është më i afërt me qumështin e gjirit të nënës dhe kështu shumë herë nënat që nuk kanë pasur gji e kanë përdorur’’ shprehet ai.

Si duhet ta konsumojmë këtë qumësht duke qenë se ka një masë të caktuar, aq sa mund të jetë i mirë për organizmin mundet edhe që të krijojë probleme:  

‘’ Konsumimi është i tillë që rreth një filxhan kafe në ditë mund të konsumojë një fëmijë ndërsa një I rritur mund të konsumojë deri në dy filxhanë dhe është shumë I mrekullueshëm si qumësht, pra është kryesisht për pjesën e mushkërive, është i pa imagjinueshëm për shkak të vlerave që ka’’ tha ai.

Sipas tij duke qenë edhe një periudhë pandemie, ku organizmi i njeriut duhet të mbrohet gjithmonë  e më shumë dhe të krijojë më shumë antitrupa kundër virusit Covid-19, është momenti i duhur për të konsumuar këtë qumësht.

‘’ Momenti më i duhur është tani, të paktën për pjesën e imunitetit për pjesën e mushkërive për pjesën e bllokimit të bronkeve, dhe për pjesën që jetojmë në një pandemi të tillë, qumështi i gomaricës është ndër më të mrekullueshmit,  sot në këtë ditë. Prandaj çdokush që ka mundësinë duhet ta promovojë, dhe ta përdori.

Mjeku alternativ Gjeci, tha se qumështi i  gomaricës ka një çmim pak të lartë por edhe benefitet që ka në organizëm janë të tilla, prandaj përdorimi i tij duhet marr në konsideratë gjithmonë për t’u përdorur në dietën e gjithësecilit.