Qytetarët të pashqetësuar, pa maskë e distancë dalin nga Liqeni! Lokalet e tejmbushura

27 Shkurt 2021, 12:11

TIRANË- Në një kohë kur gjithçka varet nga sjellja e tyre, qytetarët duket se janë aspak të shqetësuar për rritjen e rasteve ditore me COVID dhe kanë vijuar jetën normalisht sikur virusi nuk ekziston.

Report Tv me gazetarin Ermal Qorri është zhvendosur te Kodrat e Liqenit, ku ajo që vihet re është një prezencë e madhe e qytetarëve. Distanca është e vështirë të ruhet, maskën e mbajnë në pjesën më të madhe te gusha, pra janë krejtësisht të pambrojtur, duke u shndërruar në një rrezik për krijimin e një vatre të nxehtë të infeksionit. Për mikrofonin e Report Tv, pavarësisht se vetë nuk janë shumë të ndërgjegjshëm, sipas tyre masat duhet të shtrëngohen më tepër.

Duhen shtrënguar edhe pak masat".

 

"Po s'u bë kontroll gjithë popullit, do të ketë pasoja, por s'i bë testimi gjithë popullit mund të kapet, por kështu, jo në asnjë mënyrë. Çoje kufizimin e orarit sa të duash, por jo"

 

"Duke parë situatën të vendoset masat shtrënguese", thanë qytetarët.

Ka edhe nga ata që nuk besojnë ende në ekzistencën e COVID.

"Çdo njeri ruan vetëveten, grip është, unë e kalova për 3 ditë, njeriu po bëri pak sport dhe po qe pak aktiv, po të vësh maskë në Liqen turp, ne këtu dalim që të marrim ajër. Si ka mundësi ato që janë shtëpi kurohen, ato që janë në spital vdesin, nuk kam besim, është një xhiro që po e bën bota për të pasuruar kompanitë farmaceutike, unë e kalova po si grup, unë dal që në 6 të mëngjesit bëj vrap, unë them që është fals komplet, është gjë e krijuar, nuk ka ardhur nga Zoti, është xhiro që bëjnë këto njerëzit e pasurit të botës.