Qytetari i mbron kokën Bashës, truproja reagon ashpër: Hiqe dorën mor burrë, mos prek

16 Prill, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2021-04-16 11:41:10

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit, ku shumë prej tyre i vizitoi në shtëpi.

Teksa dilte nga një pallat, një prej qytetarëve të ndodhur aty i fërkoi kokën duke ia ulur, në mënyrë që të mos i zinte në mur, pra për ta ndihmuar.

Por në atë moment, truproja e Bashës ka reaguar ashpër ndaj qytetarit, duke e urdhëruar të hiqte dorën menjëherë.

 “Hiqe dorën more, mos prek më me dorë mor burrë”, dëgjohet në video.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha