Qytetari ngre alarmin: Kafe e raki dhe në lokale bëhet nami, në autobusa nga 200 veta

22 Dhjetor 2020, 10:14

Shumë i shqetësuar ka qënë një qytetar që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se në lokale po bëhet nami me njerëzit që pijnë kafe e raki për qejf dhe nuk mbajnë distancën. Tjetër shqetësim për të ishte dhe transporti publik kur tha se shikon edhe nga 200 veta në autobus.