Qyteti nëntokësot i Kukësit. Bashkia: Do ta kthejmë në atraksion turistik

14 Shtator 2019, 15:17

Kukësin e nëndheshëm, apo vendstrehimin e ndërtuar dekada më parë nga regjimi monist, për të strehuar aty më shumë se 30 mijë banorë, qeveria shqiptare pritet që ta rikthejë në atraksion turistik.

Bashkia e Kukësit, pala më e interesuar për këtë qëllim, i ka dërguar një informacion të detajuar qeverisë, ku ka kërkuar shfrytëzimin e këtij vendstrehimi për turizëm historik. “Qyteti nëntokësor“ apo njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon, të fortifikuar për t’u bërë ballë shpërthimeve atomike, pritet të shfrytëzohet për qëllime historike por kërkohet mbështetje për mirëmbajtjen e tij dhe rikthimin në atraksion.